Lektoriumi Akademik

Lektoriumi i Shluj "Universiteti Marin Barleti" është një aktivitet konferencial gjithëvjetor i planifikuar që përfaqëson një seri konferencash përgjatë një viti. Ai drejtohet nga Këshilli i Profesorëve i përbëhet vetëm nga mësimdhënësit e brendshëm të institucionit që kanë titullin shkencor Profesor dhe kryesohet nga Rektori i UMB.

Lektoriumi ka si qëllim shkëmbimin dhe nxitjen e mëtejshme të procesit të kërkimit shkencor, komunikimin e arritjeve shkencore e aplikative bashkohore, me kontribut të rëndësishëm në kualifikimin e mëtejshëm të personelit akademik të ri. Ai është miratuar në datën 03.04.2013 nga Rektorati i UMB-së, duke u mbështetur në propozimin e Këshillit të Profesorëve të Institucionit tonë.

Konferencat e Lektoriumit parashikohen, mesatarisht, një herë në tre muaj. Referues në Lektorium janë profesorët e UMB dhe punonjës akademikë të tij, si rregull me gradë shkencore. (të paktën) të cilët paraqesin propozime të tyre për tema që do të donin t’i referonin në Lektorium. Referues në lektorium mund të jenë edhe specialistë të jashtëm.

Plani i Lektoriumit ndërtuar mbi temat e propozuara, koha e tyre, të ftuarit e rastit etj. miratohet nga Këshilli i Profesorëve të UMB.

Ndër kumtesat e vitit në këtë aktivitet, Këshilli i Profesorëve përzgjedh ato të cilat do të botohen në revistën Gjeopolitika të vitit pasardhës.

  • Lektoriumi i parë në UMB u mbajt në datën 28 Maj, 2013. Kumtesën në këtë sesion inagural e mbajti prof. Luan Omari, me temën: "Islami në Ballkan gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore".
  • Lektoriumi i dytë u mbajt në datën 29 Tetor. Kumtesën në këtë Lektorium e mbajti prof.dr. Berteke Waaldijk, nga Universiteti Utrecht në Hollandë, me temën: “Kontekste në ndryshim: studimet gjinore dhe qytetaria në Europë”.
  • Lektoriumi i tretë u mbajt në datë 18 Dhjetor, 2013. Kumtesën në këtë Lektorium e mbajti Prof. Dr. Marenglen Spiro, me temë “Hapësira dhe koha janë relative”.
  • Lektoriumi i katër u mbajt në datë 26 Mars, 2014. Kumtesën në ketë Lektorium e mbajti Prof. Dr. Nevruz Koçi, me temë “Rritja e popullsisë dhe tranzicioni demografik”.