Këshillimi Akademik

Zgjedhja e programit të studimit për disa nuk është aspak e lehtë. Shpesh herë të vendosur përballë një zgjedhje, midis dëshirës për të ndjekur një program studimi apo kërkesave të tregut, ajo mund të rezultojë e gabuar apo jo e duhura.

Këtë e dëshmon dhe fakti që pas vitit të parë një pjesë e studentëve kërkojnë të ndryshojnë programin e studimit në të cilin janë regjistruar.

Për ta bërë sa më të lehtë këtë zgjedhje dhe për t’iu ardhur në ndihmë studentëve jo vetëm në fazën e regjistrimit por edhe në vazhdimësi e deri në diplomin e tyre, është krijuar zyra e Orientimit Akademik, e cila mundëson:
Mbështetje gjatë ciklit universitar dhe pasuniversitar: hartimin e një plan studimi në përputhje me prirjet e studentit si dhe mundësimin e njohjes së krediteve dhe rezultateve në rastin e ndryshimit të programit të studimit, Mbështetje dhe këshillim gjatë fazës përgatitore të provimeve dhe kalimit me sukses të tyre, Mbështetje dhe këshillim për zgjedhjen dhe hartimin e tezës finale për mbrojtjen e diplomës duke favorizuar prirjet e studentëve në një fushë të caktuar.

Vëmendje e veçantë i kushtohet promovimit të atyre studentëve profesionistë që gjatë cikleve të studimit por edhe më pas, kanë arritur një nivel të lartë kualifikimi, kanë përparuar në karrierë si dhe kanë marrë pjesë në konkurse të veçanta.

Orientimi Akademik Valbona Alikaj, MSc
Email: student.counseling@umb.edu.al