Rreth Zyrës së Burime Njerëzore

Filozofia mbi të cilën mbështet veprimtarinë e saj, Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, si pjesë funksionale e SHLUJ” Universiteti Marin Barleti” është ndjekja e politikave të barazisë së mundësive dhe të mos diskriminimit në punësim, është besimi i vetë Universitetit se mbarëvajtjen e tij e kushtëzon mbarëvajtja e çdo individi që është pjesë e institucionit, është praktika e mirë sipas së cilës çdo individ trajtohet në bazë të meritave, formimit, arritjeve dhe aftësive të tij.

Vizioni i SHLUJ” Universiteti Marin Barleti” është jo vetëm të bashkojë në një ekip mësimdhënës dhe kërkimor gra dhe vajza, burra dhe djem të mirë arsimuar, që besojnë dhe përpiqen për përvetësimin dhe përcjelljen e vlerave më të mira shkencore, morale dhe kulturore ndër studentët dhe më gjerë, por krahas rritjes dhe zgjerimit të Universitetit t’i shtojë stafit ekzistues të tjerë të rinj dhe të reja që përmbushin kriteret dhe kërkesat e kohës.

Nëpërmjet procesit të rekrutimit, SHLUJ” Universiteti Marin Barleti” synon të sigurojë përzgjedhjen e kandidatit dhe kandidates më të mirë, në interes të përmirësimit të performancës dhe përgatitjes cilësore të studentëve. Suksesi i procesit të rekrutimit bazohet në bashkëpunimin e koordinuar me strukturat e nevojshme brenda dhe jashtë Universitetit.

SHLUJ” Universiteti Marin Barleti” nxit dhe mbështet kualifikimin e vazhdueshëm të pedagogëve dhe punonjësve të tij, synon dhe realizon krijimin e kushteve gjithnjë e më të mira që secili të shfaqë dhe të zhvillojë më tej aftësitë mësimdhënëse dhe kërkimore, teorike dhe aplikative.

Funksionimi i Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore bazohet në respektimin dhe zbatimin tërësor të legjislacionit përkatës në fuqi në Republikën e Shqipërisë.