Rreth Universitetit Clemson

Universiteti Clemson - Instituti për Familjen dhe Jetën në Komunitet do të ofrojë komponentët akademikë dhe kërkimorë të programit dhe do të lëshojë diplomën.

Universiteti Clemson (Karolina e Jugut, SHBA) është themeluar në vitin 1889 si një “institucion i lartë i të mësuarit” dhe është akredituar për herë të parë në vitin 1927. Ai është një institucion i arsimit të lartë i mirënjohur, i vlerësuar dhe me shumë të diplomuar të shquar në Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Vzioni i Universitetit është të renditet në “20 universitetet më të mira” publike në vend. Universiteti është angazhuar të përgatisë talente për ekonominë globale duke rekrutuar dhe diplomuar studentë të dalluar, duke punësuar personel të njohur kombëtarisht në disiplinën e tyre, duke ofruar përvoja të veçanta bazuar në pjesëmarrjen e studentëve, duke nxitur nëpërmjet kërkimeve dhe shërbimeve risi për të zgjidhur problemet e ndryshme, për të stimuluar rritjen ekonomike dhe për të krijuar vende pune; dhe duke u vënë në shërbim për të mirën publike me fokus sfidat e mëdha të shekullit të 21-të.

I renditur mes 25 universiteteve publike më të mira nga U.S.News and World Report, Clemson është një komunitet dinamik me studentin në qendër që ka shfaqur progres në lidership, në bashkëpunim dhe në shpirtin e garës - në jetën akademike, në atletikë dhe në jetë.

Për më shumë për Universitetin Clemson vizitoni:
http://www.clemson.edu/

Për më shumë në lidhje me Programin e Doktoratës vizitoni:
http://www.clemson.edu/centers-institutes/ifnl/gradstudies/index.html